15 Janar 2025

OKB: Siria ka shkatërruar 80% të armëve kimike

New York, 22 prill - Siria ka hequr ose shkatërruar rreth 80% të materialeve të saj të armëve kimike, tha të hënën zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.

Koordinatorja e misionit të OKB-së për shkatërrimin e armëve kimike në Siri tha përmes një deklarate se një grup i tjetër i materialeve të armëve kimike u larguan nga porti i Sirisë.

Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike deklaroi se Siria është në rrugën e duhur për asgjësimin e plotë të armëve të saj kimike në ditët e ardhshme.

Al-Assad pranoi të hiqte dorë nga arsenali kimik i Sirisë vitin e kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)