OKB: Rritje e pashembullt e efektit serë në botë
New York, 14 prill - Grupi ndërqeveritar i ekspertëve të OKB-së për ndryshimet klimatike ka publikuar raportin e 5-të të "Vlerësimit të ndryshimeve të klimës".
Në raport theksohet se ndonëse shtetet e ndryshme zbatojnë politika për ndryshimet klimatike, efekti serë në plan botëror, ka shënuar një rritje të pashembullt.
Në dhjetëvjeçarin 2000-2010, efekti serë ka qenë shumë herë më i lartë se sa 30 vite më parë.
Sipas raportit për stabilizimin e efektit serë, duhet përdorur në mënyrë efikase energjia elektrike, transporti, sektori i ndërtimit, veçanërisht përdorimi i energjisë elektronike.