OKB: rreth 1 milion sirianë vuajnë nga uria
Romë, 9 janar - Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 1 milion sirianë janë duke vuajtur nga uria për shkak të kufizimeve të qeverisë lidhur me shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i OKB-së deklaron se i ofron ndihmë çdo muaj një gjysmë milioni banorësh të Sirisë, por ende edhe rreth 1 milion kanë nevojë për ndihmë emergjente.
Drejtuesit e WFP nuk mund ta zgjerojnë dot rogramin e tyre në Siri, pasi shumë pak prej agjencive të saj janë të autorizuara për të punuar atje.
OKB-ja gjithashtu njofton mbi pasojat e problemeve humanitare në vend: vetëm muajin e kaluar u larguan nga Siria rreth 100 mijë refugjatë.