OKB: Rënie e numrit të azilkërkuesve në përmasa globale
New York, 28 mars - Numri i azilkërkuesve, që përpiqen të hyjnë në vendet e zhvilluara, ka rënë në vitin 2010, ka njoftuar Agjencia për refugjatë e OKB-së.
Sipas agjencisë, veçanërisht ky numër ka rënë në Evropën Jugore, ku hyrja e azilkërkuesve, kryesisht nga Afrika dhe Azia, është zvogëluar për një të tretën.
Të dhënat më të reja tregojnë se 358 800 njerëz kërkuan azil në 44 vende të industrializuara të botës në vitin e kaluar, që është 5% më pak se në vitin 2009 ose 2008, ndërsa për 40% më pak se para dhjetë vitesh.
Dinamika globale e azilit po ndryshon, tha Komisionari i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres.
Sipas tij, vetëm në një numër të vogël të vendeve të industrializuara është shënuar rritje e numrit të azilkërkuesve.