OKB: Popullsia e botës do të rritet për afro 1 miliard njerëz
New York, 14 qershor - Kombet e Bashkuara parashohin që popullsia e botës të rritet për afro 1 miliard njerëz, përkatësisht në 8.1 miliardë, në vitin 2025.
Raporti Perspektivat e popullsisë botërore parasheh që në vitin 2050, popullsia mund të arrijë shifrën 9.6 miliardë.
Pjesa më e madhe e rritjes së popullsisë pritet të ndodhë në vendet në zhvillim më shumë se gjysma në Afrikë.
Raporti thotë se popullsia e vendeve më të pasura të botës pritet të mbetet kryesisht e pandryshuar, në saje të imigrimit të njerëzve nga vendet e varfra.
Raporti po ashtu vë në pah se popullsia e Indisë do të tejkalojë atë të Kinës rreth vitit 2028, kur të dyja vendet do të kenë nga një popullsi prej rreth 1.45 miliard banorësh.