13 Janar 2025

OKB parashikon më shumë kriza në vitin 2014

New York, 4 janar - Organizata e Kombëve të Bashkuara (OKB) parashikoi se në vitin 2014 do të vazhdojnë krizat aktuale në botë dhe do të krijohen edhe kriza të reja.

Valeri Amos, nënsekretar i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare, theksoi se në vitin 2013 u shtuan shumë krizat humanitare e sidomos kriza në Siri dhe kriza humanitare në Filipine duke rritur kërkesat për ndihma humanitare.

Amos tha se krizat aktuale në botë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2014 dhe do të lindin edhe kriza të reja me rreziqe të mëdha.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmin e djeshëm në Bejrut, i cili ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-Moon, ka thënë se sulmi i së enjtes pasqyron një përshkallëzim shqetësues të dhunës në Liban.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përmbajtje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)