OKB paralajmëron një krizë humanitare në Jemen
Sana, 2 dhjetor - Organizata e Kombëve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar mbi mundësinë e përhapjes së një krize humanitare në Jemen.
Sipas kësaj organizata qeveria jemenase përballet me një situatë të rënduar ekonomike, nivel të lartë të varfërisë, papunësisë dhe pasigurisë në vend.
Për këtë arsye OKB ka kërkuar dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare dhe ushqimore në Jemen.
Për të analizuar situatën humanitare në Jemen, ky vend është vizituar nga disa funksionarë të OKB, nga shefa ekzekutiv të UNICEF-it, disa organizata ndërkombëtare aktive në çështjet humanitare, si dhe nga vetë Ban Ki Moon.
Të gjithë ata kanë theksuar se përshkallëzimi i dhunës në Jemen është shkaku kryesor që mund të sjellë një krizë humanitare në këtë vend.