OKB organizon samit për refugjatët dhe emigrantët
New York, 7 shtator - Organizata e Kombëve të Bashkuara (OKB) ka bërë të njohura planet për zhvillimin e një samiti për çështjen e refugjatëve këtë muaj.
Mbledhja e 19 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pritet të trajtojë një sërë angazhimesh për shtimin e mbrojtjes së refugjatëve.
Nëse miratohen, angazhimet, për të cilat u ra dakord mes vendeve anëtare muajin e kaluar, do të njihen si Deklarata e Nju-Jorkut.
Konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut kanë krijuar vitet e fundit numrin më të lartë të refugjatëve që bota ka parë që prej Luftës së Dytë Botërore.