OKB: Numri i refugjatëve sirianë në Liban shkon kalon 832 mijë
Beirut, 3 dhjetor - Numri i refugjatëve sirianë që kanë kërkuar strehë në Liban, ka shkuar në më shumë se 832 mijë, sipas raportit të fundit të OKB-së të publikuar të hënën.
Agjencia për refugjatët e OKB-së thotë në raportin e vet se mbi 758 000 refugjatë sirianë janë regjistruar në këtë agjenci, ndërsa më shumë se 73 000 të tjerë janë në pritje të përfundimit të procesit të regjistrimit.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Liban, Komisionari i Lartë për Refugjatët i OKB-së Antonio Guterres falënderoi Libanin për \"bujarinë masive\" që ka treguar duke pritur më shumë se 800 000 refugjatë sirianë, dhe u bëri thirrje vendeve donatore për t\'u dhënë ndihmë financiare Libanit dhe refugjatëve.