OKB nuk miratoi propozimin e Rusisë për Kosovën
New York, 16 korrik - Këshilli i Sigurimit të Kombëve të Bashkuara nuk miratoi propozimin e Rusisë për të nxjerrë një deklaratë me të cilën do t`i kërkohej shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës të shmangin dhunën dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut.
Takimi urgjent, që u mbajt ditën e djeshme, erdhi pas kërkesës së Rusisë dhe të Serbisë për të shqyrtuar situatën në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve, ndërsa pasoi paralajmërimet e Prishtinës zyrtare që më 16 shtator të zbatojë në tërësi planin për marrjen e plotë të pikave kufitare në veri të Mitrovicës.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit u zhvilluar me dyer të mbyllura, mirëpo para nisjes së takimit sekretari përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve në veri.
U bëjë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga veprimet e njëanshme të cilat do të mund të përshkallëzonin tensionet në atë zonë. U kërkoj autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd që të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që ta vazhdojnë suksesin e deritashëm të tyre dhe që të ndërmarrin hapa praktik drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani."
"U kërkoj gjithashtu që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve dhe për të parandaluar konfrontimet dhe dhunën në veri të Kosovës, tha Ban Ki Moon.
Në fjalën e tij, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit UNMIK në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare do të veprojnë sipas mandatit dhe kompetencave.
Zarif po ashtu ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX i kanë të qarta kompetencat e tyre dhe e dinë se çfarë do të bëjnë.
Sa i përket vendosjes së barrikadave të serbëve në veri të Kosovës, Zarif është shprehur se hapat e njëanshme dhe të ngutshme të serbëve nuk janë të dobishme, prandaj duhet koordinuar që gjithçka të rrjedhën pa probleme.