OKB nuk ka kërkesë nga Beogradi për mbledhje urgjente

New York, 7 mars - Qeveria e Serbisë dje ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak të qëllimit të institucioneve të Kosovës për formimin e forcës së armatosur.
Përfaqësuesi Luksemburgut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vend që tani drejton këtë institucion sipas rotacionit, Jacques Flies, tha se deri tani kjo organizatë nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë nga Beogradi.
Meqenëse në këtë muaj KS i OKB-së drejtohet nga Luksemburgu, përfaqësuesi i ketij vendi në Këshillin e Sigurimit z. Jacques Flies tha se deri tani Këshilli i Sigurimit nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë nga Beogradi për mbledhje urgjente të anëtarëve të KS të OKB-së.