17 Maj 2024

OKB: njerëzit të uritur për shkak të ndotjes së ujit

New York, 3 nëntor - Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se njerëzit shpesh janë të uritur për shkak të ndotjes së ujit, të thatësirës dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, që ndikojnë në shtimin e varfërisë dhe rrezikojnë sistemin tonë ekologjik.

Në raportin vjetor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me cilësinë e jetës në mbarë botën, të publikuar sot, flitet për masat që duhen marrë për të patur një zhvillim të qëndrueshëm dhe një jetë normale për njerëzit, në kushtet kur popullsia e botës arriti në shifrën 7 miliardë.

Mes vendeve që kanë arritur nivel të mirë jetese nga 187 vendet e përfshira në studim, raporti veçon Norvegjinë, Australinë dhe Holandën, të pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re dhe Kanadaja.

Ndërsa vendet që nuk kanë krijuar kushte të mira për popullsinë e tyre janë Kongo, Nigeri dhe Burundi, të fundit në listën e 187 vendeve të përfshira në Raportin e  vjetor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)