18 Maj 2024

OKB: Një në katër shqiptare në emigracion

Tiranë, 3 dhjetor - Shqipëria është klasifikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një nga vendet me emigracionin më të lartë në botë. Sipas publikimit të një raporti një e katërta e shqiptarëve jetojnë jasthtë Shqipërisë.

Fransua Krepo, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e emigrantëve në raportin e hartuar nga ky organizëm i referohet flukseve të mëdha të migrimit të nisura që në vitet 90-të, të cilat e kanë bërë Shqipërinë një prej shteteve me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë.

“Nga një popullsi totale prej 3.4 milionë banorësh, rreth një milionë shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre”, tha Krepo përpara vizitës në Shqipëri.

Eksperti i OKB-së do të vizitojë Shqipërinë për të vlerësuar zbatimin e politikave, strategjive dhe ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve, duke përfshirë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit, të kthyerit dhe emigrantët e tjerë.

Gjatë misionit të tij nëntë ditor, Reporteri Special do të takojë zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, agjencitë e OKB-së dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare në Tiranë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)