26 Prill 2025

OKB miraton rezolutë kundër rrëmbimit të fëmijëve në luftëra

New York, 19 qershor - Këshilli i Sigurimit i OKB-së pas debatit të hapur të së enjtes për shtimin e akteve të rrëmbimit të fëmijëve në vendet në konflikte të armatosura miratoi një rezolutë, nëpërmjet së cilës shpreh shqetësim për rrëmbimin e fëmijëve dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së të vënë para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale.

Zyrtarë të lartë të OKB-sëdhe përfaqësues të vendeve anëtare u shprehën për masa të rrepta ndaj rrëmbimit të fëmijëve, një taktikë e Shtetit Islamik (IS), e njohur si \"Da\'esh\", që po kryhet në Irak, Siri dhe në Nigeri nga organizata terroriste Boko Haram.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se është rritur në mënyrë të frikshme muajt e fundit numri i rrëmbimeve të fëmijëve nga Da\'esh dhe Boko Haram, të cilët e përdorin për të terrorizuar grupe të caktuara etnike ose fetare.

Në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, krahas akteve të tjera të dhunës u nënvizuan dhe rrëmbime masive të fëmijëve.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi tha se rritja e rasteve të rrëmbimit të fëmijëve në konfliktet e armatosura meriton një vëmendje të madhe nga komuniteti ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)