OKB: Mbi 6,000 të vrarë në Ukrainë

Komisionari për të Drejta të Njeriut i OKB-së, Zeid Raad al-Hussein, ka dënuar, siç ka thënë, shkatërrimin e pamëshirshëm të jetëve civile dhe të infrastrukturës në luftën midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.
Mbi 6,000 jetë janë humbur në më pak se një një vit, për shkak të luftimeve në lindje të Ukrainës, ka thënë al-Hussein.
Moska mohon përfshirjen e saj në këtë konflikt, por OKB ka thënë se raporte të besueshme tregojnë për rrjedhën e vazhdueshme të armëve të rënda dhe luftëtarëve të huaj nga Rusia në Ukrainë, qysh në muajin dhjetor.