OKB: Mbi 500 mijë refugjatë mbërritën këtë vit në Greqi

Gjenevë, 21 tetor - Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kanë mbërritur në brigjet e Greqisë arriti në mbi gjysmë milioni këtë vit.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë mbërritur në Europë nëpërmjet Detit Mesdhe është mbi 643 mijë.
Në të njëjtën kohë, të paktën 3,135 njerëz kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur brigjet europiane.
Refugjatët thonë se shpesh trafikantët bëjnë ulje çmimi për të kaluar detin në mot të keq dhe mbushjen e varkave me më shumë njerëz.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët kërkoi marrjen e masave shtesë për të garantuar mbarëvajtjen e programit të rishpërndarjes së refugjatëve.