09 Janar 2025

OKB kërkon zgjidhje për problemin e Qipros

Nicozia, 16 shkurt - I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, u bëri thirrje të mërkurën grekëve dhe turqve të ishullit të arrijnë një marrëveshje për bashkimin.

Eide bisedoi përkatësisht me udhëheqësit grekë dhe turq të Qipros. Pas bisedimeve, ai u shpreh se tani ekziston një rast i mirë për zgjidhjen e problemit të ishullit, ndërsa nënvizoi se ai nuk mund të ekzistojë vazhdimisht i ndarë.

Sipas Eide-s, atmosfera midis dy kombësive nuk paraqitet shumë e mirë. OKB-ja, tha ai, është thellësisht e shqetësuar për dështimin e bisedimeve prej mbi 20 muajsh.

Ai u bëri thirrje të dy udhëheqësve që të marrin më shumë mbështetje nga komunitetet që drejtojnë, për të vazhduar rrugën e tyre, duke hedhur dhe hapin e fundit e më të vështirë të bashkimit të ishullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)