12 Janar 2025

OKB, kërkon strategji të reja për sfidat e urbanizimit të shpejtë

Gjenevë, 3 korrik - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) publikoi një raport të ri të martën ku i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë strategji të reja, për të përballuar sfidat nga urbanizimi i shpejtë e për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm.

Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Shoqërore i Kombeve të Bashkuara publikoi një raport zyrtar \" Situata ekonomike e shoqërore 2013: Sfida e zhvillimit të vazhdueshëm\", ku fokusohet në problemin e urbanizimit të shpejtë.

Në raport parashikohet se deri në vitin 2050, numri i popullsisë në botë do të arrijë në 9 miliardë banorë, ku ndër to, 6.25 miliardë do të jetë popullsi urbane.

Në raport thuhet gjithashtu se qytetet luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror, por urbanizmi i shpejtë kërkon edhe reagim të shpejtë ndaj sfidave. Masat e reja duhet të përshtaten me nivelet e ndryshme të zhvillimit, duhet të forcojnë mbrojtjen e mjedisit dhe të forcojnë kontrollin e ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)