12 Janar 2025

OKB kërkon më shumë ndihmë për refugjatët sirianë

New York, 20 tetor - Afro 70 për qind e refugjatëve sirianë në Liban po jetojnë nën nivelin e varfërisë, thotë një raport i Komisariatit të Lartë të Refugjatëve i OKB-së.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm i OKB-së për Libanin, Sigrid Kaag, i bëri thirrje të hënën komunitetit ndërkombëtar të japë më shumë ndihma për refugjatët sirianë për të zbutur gjendjen e vështirë të jetës.

Sipas raportit të publikuar, afro 950 mijë refugjatë nga Siria dhe Palestina, përballen me mungesë të materialeve të duhura të jetesës për të kaluar dimrin e sivjetshëm.

Pas shpërthimit të krizës në Siri, 1.2 milionë sirianë u larguan në Liban, duke e bërë këtë vend të vogël të ketë përqindjen më të lartë të refugjatëve për frymë popullsie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)