OKB kërkon më shumë ndihma për viktimat e urisë

New York, 25 gusht - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të paguajnë më shumë për viktimat e katastrofës së urisë në Afrikën Lindore.
\"Për të shpëtuar sa më shumë jetë të gjithsejt 13 milionë njerëzve të prekur në Somali, Kenia dhe Etiopi vetëm për këtë vit nevojiten edhe 700 milionë euro të tjera\", tha Ban në New York.