10 Janar 2025

OKB ka hapur sesionin e 67-të vjetor

New York, 19 shtator - Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka hapur sesionin e 67-të vjetor, derisa presidenti i ri  Vuk Jeremiq ka thënë se Kombet e Bashkuara nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet e botës brenda natës.

Megjithatë, ish kryediplomati i Serbisë ka shprehur bindjen se organizata mbetet e rëndësishme në “adresimin e nevojave në rritje të njerëzimit”.

Ai tha se do të kërkojë mjete paqësore për të zgjidhur kontestet ndërkombëtare.

Ish shefi i diplomacisë serbe është përpjekur, por pa sukses, në pengimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila tashmë njihet si shtet nga rreth 90 vende, por jo edhe nga OKB-ja.

Asambleja e Përgjithshme 193 anëtarëshe në pjesën tjetër të javës do të përgatitet për debatin e përgjithshëm që fillon më 25 shtator, ku do të ketë fjalime nga presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun i kërkoi Asamblesë, e cila vepron si një legjislativ për organizatën botërore, që të punojë për të ruajtur sundimin e ligjit, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)