OKB: Femrat pa mbrojtje nga ligji i punës
New York, 6 korrik - Një studim i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se gjysma e femrave që punojnë në mbarë botën janë të zëna në punë të pasigurt, shpeshherë pa mbrojtje nga ligji i punës.
Afro 600 milionë femra jetojnë në vendet ku dhuna në shtëpi nuk është krim.
Vetëm 28 vende i kanë parlamentet, ku së paku 30 % të anëtarëve janë femra.
Këto janë disa nga gjetjet kryesore në raportin e parë të publikuar nga agjencia e re e Kombeve të Bashkuara, Gruaja OKB.