OKB e shqetësuar për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë

New York, 30 shtator - Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësimin për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, pas vdekjes së Agim Zogajt dëshmitarit X në rastin Kleçka.
Përderisa arsyet e sakta të vetëvrasjes së tij të dyshuar është vështirë të konstatohen, ky rast i shton shqetësimet tona në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, ka thënë Rupert Kollvill, zëdhënës i Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ne bëjmë thirrje për krijimin e një sistemi efektiv dhe të pavarur për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave në Kosovë. Vetëm një i tillë do të sillte drejtësi për viktimat dhe do ti jepte fund mosndëshkimit të dhunës, ka thënë ai.
Agim Zogaj ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, ku është i përfshirë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Ky i fundit dhe nëntë persona të tjerë akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë.