OKB dërgon një ekip për gjetjen e vajzave të rrëmbyera në Nigeri
New York, 9 maj - Organizata e Kombëve të Bashkuara (OKB) do të dërgojë një ekip ekspertësh në Nigeri për të ndihmuar autoritetet e vendit në gjetjen e vajzave të rrëmbyera.
Sipas agjencisë së lajmeve Irna, Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB në një bisedë telefonike me Gudlak Janathan, presidentin e Nigerisë i ka propozuar këtij të fundit se do të dërgojë një ekip ekspertësh për të ndihmuar autoritetet vendase për gjetjen e më shumë së 200 vajzave të rrëmbyera nga një shkollë rreth një muaj më pare në Nigeri.