11 Janar 2025

OKB bën thirrje për qetësi në Luginën e Preshevës

New York, 22 janar - Organizata e Kombeve te Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për qetësi në Luginën e Preshevës, pas heqjes së lapidarit të Ushtirsë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e xhandarmërisë serbe.

“Kombet e Bashkuara përcjellin zhvillimin e situatës në Luginë dhe bëjnë thirrje për qetësi”, ka deklaruar Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

“OKB-ja vazhdimisht ka theksuar nevojën e pajtimit ndërkombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar Nesirki.

Xhandarmëria serbe, me urdhër të Qeverisë ne Beograd, ka larguar të dielën lapidarin e ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë.

Një gjë e tillë ka nxitur protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare.

Lapidari u kushtohej shqiptarëve që luftuan për më shumë të drejta në Luginën e Preshevës. Konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe ka marrë fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Autoritetet serbe e konsiderojnë UÇPMB-në si “organizatë terroriste”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)