OKB apelon për ndalimin e sulmeve ajrore kundër spitaleve siriane
Damask, 3 gusht - Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë të martën theksoi se \"Kombet e Bashkuara shprehin shqetësim të thellë për shkatërrimin e infrastrukturës civile, veçanërisht të objekteve mjekësore anembanë Sirisë. Ai bëri thirrje për shpëtimin e spitaleve siriane nga lufta.
\"Ditët e fundit Kombet e Bashkuara janë njoftuar për 5 spitale të qëlluara nga sulmet ajrore, përfshirë 3 në Aleppo dhe nga një në rajonet Dara dhe Idleb,\" tha zëdhënësi. Ai shtoi se dhjetra viktima dhe shkatërrime masive kanë shkaktuar sulmet ajrore, përfshirë gra shtatzëna e fëmijë.
Para sulmeve këto njësi spitalore jepnin ndihmë mjekësore për qindra mijëra njerëz, ndërsa si pasojë e shkatërrimit shumë prej tyre janë jashtë shërbimit, tha Dujarric.