14 Janar 2025

OKB: 400 mijë të zhvendosur në Irak

New York, 28 mars - I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, NickolayMladenov, tha në Këshillin e Sigurimit se afro 400 mijë njerëz janë tëzhvendosur këtë vit nga dhuna në pjesën veriore të Irakut.
 
Zoti Mladenov, poashtu, i ka tërhequr vërejtjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, se pa fonde plotësuese, OKB-ja “shumë shpejtë do të jetë e paaftë ta vazhdoj ndihmën e saj humanitare për ata që u largohen luftimeve”, në provicnën perëndmore Anbar në Irak.
 
I dërguari i OKB-së ka theksuar  se konflikti në Sirinë fqinje i ka shkaktuar tensionet sektare në Irak, dhe u ofron rrjeteve terroriste mundësi për krijimin e lidhjeve ndërkufitare.
 
Afro 8 mijë civilë janë vrarë në Irak gjatë vitit të kaluar. Vlerësohet se kjo ishte dhuna më vdekjeprurëse prej vitit 2008 në Irak.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)