Ogata premton investime në sektorin minerar në Kosovë
Tokio, 14 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi znj. Sadako Ogata, ish- komisioneren e lartë për refugjatë UNHCR, si dhe aktualisht presidente e nderit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA.)
Kryeministri Thaçi e njoftoi znj.Ogata për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, si dhe kërkoi hapjen e zyrës së JICA- s në Kosovë, në mënyrë që të përkrahen më tepër bizneset kosovare dhe ato Japoneze.
Në takim, Znj. ogata theksoi se puna e JICA-s në Kosovë do të zgjerohet në sektorin minerar, në promovimin e investimeve japoneze, si dhe në përkrahjen e bizneseve kosovare, që prodhojnë prodhimeve vendore.