Obrian ka shprehur dëshirën qe ta vizitojë Kosovën
Prishtinë, 6 shtator - Sot, gjatë ditës së dytë të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku realizoi takimin më Steven O'Brian, Sekretar Permanent në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar.
Gjatë takimit u vlerësua se Republika e Kosovës ka përparuar në të gjitha sferat e qeverisjes, duke evoluar nga një shtet i dalë nga lufta, dhe i cili u bazuar rëndë në ndihmën e jashtme, në një shtet të pavarur dhe partner serioz në skenën ndërkombëtare.
Në këtë drejtim u vlerësua niveli i avancuar i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar me qëllim të adresimit të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta Evropiane.
Ministrja Çitaku e informoi z. O'Brian për procesin dhe arriturat e koordinimit të ndihmës së jashtme në Kosovë, si dhe zbatimin e marrëveshjes më Fondin Monetar Ndërkombëtar.
OBrian shprehi përkrahjen e fuqishme të kërkesës së Kosovës për fillimin e marrëdhënieve kontraktuake më Bashkimin Evropian, si dhe vlerësoj lart aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës më qëllim të rritjes së efektivitetit të asistencës së jashtme.
Me ftesë të Ministres Çitaku, Obrian ka shprehur dëshirën qe ta vizitojë Kosovën gjatë muajve në vijim.