23 Dhjetor 2024

OBI u bën thirrje vendeve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 10 dhjetor - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përshëndet dhe e mirëpret miratimin e rezolutës për Kosovën të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), në sesionin e 47-të të saj, mbajtur në Niamey, kryeqytetin e Niger.

Përmes kësaj rezolute, shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) u bëjnë thirrje vendeve anëtare, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që të veprojnë në njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke shtuar se kjo do t’i shërbente paqes në rajon dhe më gjerë.

Në rezolutë përpos tjerash nënvizohen të arriturat e Republikës së Kosovës në fuqizimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve funksionale.

Po ashtu, në rezolutë përmendet stabiliteti në vend, respektimi i të drejtave të njeriut sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të cilat janë të mishëruar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Organizata për Bashkëpunim Islamik, gjithashtu, mirëpret bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me institucionet ekonomike dhe financiare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ndërsa u bën thirrje vendeve anëtare të saj të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)