Obama uron Krasniqin e Thaçin
Prishtinë, 11 janar - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë përgëzuar Ushtruesin e Detyrës së Presidentit te Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dhe zonjën Krasniqi, me rastin e festave të fundvitit.
Presidenti Obama uron që këto festa të jenë të mbushura me dhurata të thjeshta që sjell kjo stinë.
Le të jetë ky vit i ri i bekuar me shëndet dhe lumturi, shkruan ndër të tjera Presidenti Obama.
Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një urim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e festave të fundvitit.
Në telegram, Presidenti Obama shpreh urimet më të përzemërta që Viti i Ri 2011 të jetë vit i bekuar me shëndet dhe lumturi për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.