Obama uroi Jahjagen me rastin e Fitër Bajramit
Prishtinë, 6 gusht - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në urim thuhet:
E nderuara Zonja Presidente,
Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell ju dhe popullit të vendit tuaj dëshirat më të mira me rastin e festës së madhërishme të Fitër Bajramit.
Gjatë muajit të kaluar, Myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë ndarë në mes vete traditën e Ramazanit me familjet dhe miqtë e tyre, duke marrë forcë nga feja e tyre dhe duke i ndihmuar ata me më pak fat. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit ishte një kohë e ripërtëritjes për komunitetin mysliman të vendit tuaj.
Ju dhe popullit tuaj i dëshiroj paqe, shëndet dhe prosperitet në vitin në vijim. Me fat Bajrami.
Sinqerisht,
Barak Obama