Obama udhëton në Jordani
Amman, 22 mars - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barak Obama, udhëton sot për në Jordani, në ndalesën e fundit në atë rajon.
Obama dhe mbreti Abdullah, pritet të diskutojnë ndikimet e konfliktit sirian në Jordani, ku aktualisht janë 350, mijë refugjatë nga Siria.
Obama një ditë më parë u tha studentëve izraelite se \"paqja në Lindjen e Mesme është e nevojshme, sepse është e vetmja rrugë drejt sigurisë.
Para se Obama të udhëtoj për në Jordani, do të vizitojë varrin e kryeministrit të vrarë Jitzhak Rabin dhe Qendrën Memoriale Jad Vashem.
Ai pastaj do të udhëtojë për në qytetin e Bregut Perëndimor të Betlehemit për të vizituar Kishën e Lindjes, ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi..