Obama: Rusia do të mbajë kostot e ndërhyrjes në Ukrainë
Washington, 13 mars - Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh se Rusia do të përballet me kostot nëse cenon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, gjatë takimit të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e qeverisë së përkohshme ukrainase Arseniy Yatsenyuk.
Më pas Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve të G7-s, ku theksohet se referendumi i parashikuar të zhvillohet në Krime nuk ka fuqi juridike dhe udhëheqësit e G7-s nuk do ta njohin rezultatin e referendumit.
Në të njëjtën kohë, ministrat e Jashtëm të ShBA-së dhe Rusisë, pritet të takohet në premten në Londër, vetëm dy ditë para referendumit në Krime.
Ndërkohë media ruse njoftoi se me ftesën e Republikës Autonome të Krimesë, dy dhomat e parlamentit rus do të dërgojnë një delegacion për të mbikëqyrur referendumin.