14 Janar 2025

Obama: Rezultatet e referendumit në Krime nuk do të njihen

Washington, 17 mars - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e hodhen poshtë referendumin në Krime duke e quajtur të paligjshëm dhe po përgatit masat e kundërpërgjigjes.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin se rezultatet e referendumit për shkëputjen e gadishullit Krimeja nga rajoni i Ukrainës, nuk do të njihen asnjëherë nga bashkësia ndërkombëtare.

Në anën tjetër, autoritetet pro-ruse në Krime kanë bërë me dije se 95.5 përqind e votuesve të së dielës e kanë mbështetur referendumin ani pse ende nuk janë numëruar rreth 50 për qind e votave.

Obama ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë do të përgatitin një “kosto shtesë” për Rusinë për shkak se kjo e fundit e ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës.

Sipas Kremlinit zyrtar, presidenti rus i ka thënë atij amerikan se referendumi ishte legjitim.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Barak Obama deklaroi se referendumi i Krimesë në asnjë mënyrë nuk është në kontradiktë me standardet ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuar, ndërsa është në harmoni me referendumin e Kosovës për Pavarësi.

Zyra për informim e presidencës së Rusisë bëri të ditur se Putin me këtë rast ka theksuar se në referendumin e ditës së diele, në Krime është garantuar liri e votës dhe përcaktimit të fatit tyre për popullin e Republikës Autonome të Krimesë.

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që kemi rreth vlerësimit të situatës së Ukrainës dhe Krimesë, duhet të bashkëpunojmë për të stabilizuar situatën në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)