Obama përjashton ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë
Washington, 20 mars - Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se SHBA nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, por do të ndjekë gjendjen atje me mjete diplomatike.
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë si \"përgjegjëse të drejtpërdrejtë\" për dy viktimat e raportuara në Krime, të qëlluara me snajper në qytetin Simferopol.
Personeli i marinës ushtarake të Ukrainës ka filluar të largohet nga baza e saj në qytetin port të Sevastopolit.
Ky veprim është komentuar si lehtësim i situatës mes forcave proruse dhe trupave ukrainase, për të mos përshkallëzuar konfliktin ushtarak në zonë.