Obama: Njolla e naftës mund të kthehet në katastrofë
Luiziana, 3 maj - Përhapja e naftës në Gjirin e Meksikës ka potencialin që të kthehet në një katastrofë të madhe për mjedisin, ka beret e ditur nje dite me pare presidenti amerikan Barack Obama.
Obama deklaroi per gazetarët në Luizianë se fokusimi është rregullimi i situatës kritike, dhe premtoi se qeveria e SHteteve te BAshkuara do të bëjë gjithçka është e mundur për ti dhënë fund kësaj katastrofe.
Obama theksoi se baza në Londër British Petrolum është përgjegjëse për derdhjen e naftës dhe do të paguajë dëmet e shkaktuara për pastrimin e derdhjes.
Presidenti amerikan ka nisur konferencën për shtyp duke i`u referuar makinës bombë që policia arriti të neutralizojë të shtunën në Times Scuare të Nju Jorkut.