Obama nis vizitën historike në Kubë
Havana, 20 mars - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama pritet të nis sot një vizitë historike në shtetin e Kubës.
Obama do të arrijë në Havana për një vizitë 48 orëshe, 15 muaj pasi ndërroi politikën amerikane gjysëm shekullore kundrejt Kubës, dhe filloi normalizimin e marrëdhënieve me ish-armikun e Luftës së Ftohtë.
Shtëpia e Bardhë tha se një udhëtim i tillë nga një president amerikan, që nga koha e revolucionit të Fidel Castros të vitit 1959, është një hap për jetë më të mirë për njerëzit e Kubës, të cilët e kanë ndjerë për shumë kohë embargon amerikane.
Obama do të takohet me presidentin Raul Castro, e po ashtu edhe me disidentët politik.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të ndërgjegjshëm që Obama nuk do të mund ti komentojë dallimet e thella dhe të vazhdueshme ndërmjet të dyja vendeve.
Edhepse presidenti punon në drejtim të lidhjeve më të mira, deklaratat e tij përkrah Castros dhe disidentëve do ti shqyrtojnë sinjalet se sa fort do ta shtyejë ai qeverinë e Havanës për ti përmbushur premtimet për reforma.