10 Janar 2025

Obama mund të ketë prejardhje afrikane

Washington, 1 gusht - Një firmë gjenealogjike amerikane thotë se ka gjetur prova se presidenti Barak Obama mund të ketë prejardhje afrikane nga nëna e tij, një grua e bardhë nga shteti Kansas.

Kompania  Ancestry.com me bazë në shtetin Utah  thotë se nëna e zotit Obama, Stanley Ann Dunham, e ka prejardhjen nga një skllav afrikan në koloninë e Virxhinias.

Kompania  Ancestry.com thotë se zoti Obama mund të jetë stërnipi i 11-të i një prej skllevërve të parë të dokumentuar të Afrikës në Shtetet e Bashkuara.

Obama ka prejardhje afrikane nga babai i tij, zezak nga Kenia.

Ancestry.com thotë se ajo përdori analizat e ADN-së për të mësuar se nëna e zotit Obama rrjedh nga një familje e përzier racore. Megjithatë, Ancestry.com thotë se nuk mund të ndjekë përfundimisht  linjën e plotë të familjes nga sot deri në periudhën e skllavërisë në koloninë e Virxhinias, për shkak të mangësive në të dhënat publike.

Për këtë raport deri tani nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë apo vetë zoti Obama. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)