Obama: Kriza në Evropë po ndihet në mbarë botën

Washington, 27 shtator - Presidenti amerikan Barak Obama thotë se kriza financiare në Evropë po frikëson botën.
Ai tha se udhëheqësit evropian kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur për të trajtuar situatën.
Gjatë një fushate elektorale në shtetet perëndimore amerikane, presidenti sugjeroi se ky dështim ka ndikuar në rimëkembjen e ekonomisë amerikane dhe ka shkaktuar probleme në mbarë botën.
Vendet evropiane, tha zoti Obama, nuk e kan marrë veten tërësisht nga kriza financiare e vitit 2007 apo trajtuar plotësisht të gjitha sfidat që përballej sistemi i tyre bankar.
Duke folur para një audience në Kaliforni, zoti Obama përsëriti thirrjen ndaj Kongresit për të miratuar legjislacionin e tij për vendet e punës.