12 Janar 2025

Obama krahason Sirinë me Kosovën

Washington, 7 shtator - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, ka krahasuar ndërhyrjen e mundshme në Siri me intervenimin e SHBA-së dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

“Vendimi i Amerikës për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë më 1999 fillimisht ka qenë i papëlqyeshëm, por në fund ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Obama pas samitit të G20-ës në Shën Petersburg, raporton Reuters.

Ai ka përsëritur akuzat kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, për përdorimin e armëve kimike, duke thënë se në ditët e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen e Kongresit për aksion ushtarak në Siri.

Më 21 gusht, në periferi të Damaskut ka ndodhur sulm me armë kimike, nga i cili kanë humbur jetën qindra persona. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë fajësuar regjimin sirian dhe janë duke shqyrtuar mundësitë për ndërhyrje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)