14 Janar 2025

Obama: Krahasim i Kosovës me Krimenë nuk ka asnjë kuptim

Washingon, 25 mars - Pas deklaratave të një sërë politikanësh dhe liderësh botërore se rasti i Krimesë nuk ngjan me atë të Kosovës, një tjetër deklaratë e të njëjtës natyrë vjen nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Duke folur sot në një konferencë për shtyp përkrah kryeministrit holandez, Obama deklaroi se rasti i Kosovës, i cili është sjellë si paralelizëm nga Rusia për Krimenë, nuk është aspak i ngjashëm me këtë të fundit. 

“Kur dëgjoj krahasime me Kosovën, ku mijëra njerëz po masakroheshin nga qeveria e tyre, ky është një krahasim që nuk ka absolutisht asnjë kuptim. Është e rëndësishme që gjithkush ta ketë të qartë se këto janë justifikime, në rast të një veprimi tjetër të mundshëm të rusëve”, -tha Presidenti Obama.

Duke shprehur shqetësimin se Rusia do të ndërhyjë më në brendësi të Ukrainës pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, kreu i Shtëpisë së Bardhë, theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë në plan të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. 

Ai e pranoi se ushtria ruse e ka nën kontroll Krimenë, por shtoi se aneksimi i gadishullit, “nuk është i përfunduar\", pasi komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)