11 Janar 2025

Obama kërkon 60 miliardë dollarë për të prekurit nga uragani Sandy

Washington, 8 dhjetor - “Qeveria e Barak Obamas ka në plan tu kërkojë ligjvënësve amerikanë të miratojnë rreth 60 miliardë dollarë fonde për rindërtimin e zonave të goditura nga uragani Sandy”, tha në një deklaratë të përbashkët, guvernatori i New York Andrew Cuomo dhe guvernatori i New Jersey, Chris Christie.

“Kërkesa e propozua ne menyre që qeveritë shtetërore të kenë fleksibilitet maksimal dhe ne të mundohemi të punojmë së bashku me qeverinë dhe Kongresin për t’iu përgjigjur nevojave individuale,” thuhet ne deklarate.

Gjithashtu per viktimatat e uraganit Sandy do të zhvillohet nje koncert ku do te marrin pjese shume aktore dhe kengetare te Hollivudit. Ndër emrat që do të marrin pjesë në koncertin janë grupi legjendar Rolling Stones, protagonistja e filmit “Twilight”, Kristen Steëart dhe aktori Leonardo DiCaprio. Siç njoftuan organizatorët e koncertit, duke përfshirë edhe 18 emra të mëdhenj të artistëve që do të marrin pjesë, duke përfshirë atë të Billy Crystal, të Quentin Tarantino dhe John Stewart.

Biletat për koncertin janë ezauruar dhe me sa duket do të jetë një nga koncertet më të mëdha bamirëse që kanë ndodhur në SHBA që nga viti tetor 2001 për viktimat e 11 shtatorit, ku ishin mbledhur rreth janë 30 milion $.

Organizatorët thanë se rreth 2 miliardë njerëz do të kenë mundesine te marrin pjesë ne bamirësinë ne datën 12 dhjetor përmes transmetimeve te televizionit, radios dhe Internetit. Gjithashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në ekrane gjigante në Times Square, Nju Jork, Paris dhe Londër.

Shuma qe do te mbidhet do të shkojë në Robin Hood Fund Relief, për të mbështetur familjet më të prekura nga uragani Sandy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)