Obama ka shpallur gjendjen emergjente në Georgia
Georgia, 12 shkurt - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shpallur gjendjen emergjente në shtetin jugor të Georgias, që pritet të goditet nga një stuhi acari.
Presidenti Obama ka urdhëruar përdorimin e fondeve federale për të ndihmuar shtetin e Georgias në përballimin e stuhisë, e cila kërcënon të mbulojë me shtresa akulli qytetet dhe autostradat.
Stuhia pritet të shkaktojë rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e linjave të energjisë dhe mund të lërë pa energji mijëra banorë.
Parashikuesit e motit kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi të fortë dimërore për shtetin e Georgias që do të zgjas deri të enjten pasdite. Shiu i madh dhe erërat e ftohta pritet të godasin këtë rajon.
Stuhia që pritet të fillojë sot, do të sjellë akull dhe borë nga Alabama deri në Virxhinia, ndërsa reshjet e mëdha të borës nesër pritet të përfshijnë brigjet verilindore të Shteteve të Bashkuara.