03 Maj 2025

Obama fton Merkelin për vizitë

Uashington, 10 janar -  Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka ftuar kancelaren gjermane Angela Merkel për një vizitë në Uashington muajin e ardhshëm.

Biseda e tyre është bërë përmes telefonit, ndërkohë zyra e Merkelit për marrëdhëniet me publikun ka konfirmuar se kancelarja e ka pranuar ftesën.

Telefonata e Obamës vjen pas disa muajsh raportesh të ngrira, që prej shpërthimit të skandalit të përgjimeve, ku dolën në dritë fakte për përgjimin e telefonit personal të kancelares nga agjencitë amerikane.


Dy nga çështjet kryesore për të cilat pritet të bisedojnë dy liderët janë marrëveshja për tregtinë e lirë me Evropën, dhe samiti i ardhshëm i NATO-s.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Obama i ka uruar gjithashtu Merkelit shërim të shpejtë pas një aksidenti me ski, ku ajo mori fraktura në pjesën e legenit. Në deklaratë nuk bëhet me dije nëse ka qenë apo jo pjesë e bisedës mes tyre çështja e përgjimeve të NSA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)