Obama falenderon Italinë për rolin në Kosovë
Washington, 11 shkurt - Presidenti amerikan Barack Obama, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin Italisë, Mario Monti, pos tjerash e ka falënderuar atë për rolin e paqëruajtësve italianë në Kosovë.
Ne biseduam edhe për përpjekjet e jashtzakonshme që forcat italiane kanë bërë në Kosovë për të vazhduar ruajtjen e paqes atje, duke u përballur me tensionet ekzistuese, tha presidenti Obama duke aluduar për gjendjen në veri të vendit.