10 Janar 2025

Obama do t`i bëj bashkë Jahjagën dhe Nikoliqin

Prishtinë, 18 shtator - Javën e ardhshme diplomatët perëndimorë presin të arrijnë lëvizje konkrete në ngritjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e lartë plotikik.

Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se pritjet e mëdha për takimet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë zbehur, për shkak të diskutimeve në Bruksel dhe mosgatishmërisë së palëve, por që nga e hëna e ardhshme shpresohet se megjithatë do të lëvizë diçka në çështjen e dialogut.

Ndërkombëtarët po bëjnë përpjekje që gjatë darkës që presidenti I SHBA-së, Barack Obama, pritet të shtrojë për krerët e shteteve më 24 shtator. Të ketë një shtrëngim duarsh mes Jahjagës dhe presidentit serb Nikoliq.

Konsultimet për dialogun politik, përfaqësuesja e BE-së, Ketrin Ashton. Do t’Iibëjë me Nikoliqin dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, nëse jo në një takim të përbashkët, atëherë veç e veç.

Ndonëse simbolik, sipas një zyrtari që deshi të mbetej anonim, shtrëngimi i duarve do të shënonte edhe përshëndetjen e parë publike të dy liderëve të të dyja vendeve që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më herët një shtrëngim duarsh ka pasur kryeministri Hashim Thaçi me Boris Tadiqin, por takimi ka ndodhur vetëm pasi që lideri i demokratëve të Serbisë ka përfunduar mandatin e tij prej presidenti në Serbi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)