Obama do të marrë pjesë në samitin e G20-s në Rusi
Washington, 7 gusht - Presidenti amerikan Barak Obama tha se do të marrë pjesë në samitin e G20-s në Rusi, pavarësisht zhgënjimit për mënyrën e trajtimit të çëshjtes Snowden nga Moska.
Në një intervistë me Jay Leno nga NBC, presidenti shprehu zhgënjimin e tij për dhënien e azilit të përkohshëm nga Rusia për Snowden-in më 1 gusht, pas thirrjeve të shumta nga SHBA-ja për kthimin e tij në vend.
Megjithatë, Obama theksoi se do të marrë pjesë në samitin e G20-s, i planifikuar në fillim të shtatorit në Shën Petersburg të Rusisë, por nuk përmendi takimin në Moskë me homologun e vet Vladimir Putin.