12 Janar 2025

Obama dhe Putini zotohen se do të rrisin bashkëpunimin në siguri

Washington, 30 prill - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë zotuar se do të rrisin bashkëpunimin në siguri dhe inteligjencë, pas sulmeve në Maratonën e Bostonit.

Dy liderët kanë folur përmes telefonit. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë të Rusisë pas sulmeve.

Autorët e dyshuar të tyre kanë pasur lidhje me rajonin rus të Kaukazit Verior.

Putini dhe Obama po ashtu kanë thënë se do të punojnë së bashku për të ofruar siguri në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014, nikoqir i të cilave është Soçi i Rusisë.

Obama, ndërkaq, i ka shprehur Putinit shqetësimin edhe për përdorimin e armëve kimike në Siri.

SHBA-ja është duke ekzaminuar raportet e inteligjencës për përdorimin e dyshuar të armëve kimike nga ana e Qeverisë siriane.

Presidenti amerikan ka thënë se përdorimi i armatimit kimik do të sillte “pasoja enorme” për regjimin e Sirisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)