Obama bisedon me gjashtë liderë botërorë për Ukrainën
Washington, 9 mars - Presidenti amerikan Barack Obama diskutoi situatën në Ukrainë të shtunën me kryeministrin e Britanisë David Cameron, presidentin e Francës Francois Hollande dhe liderë të Italisë, Letonisë, Lituanisë, dhe Estonisë.
Në një deklaratë të publikuar më vonë të shtunën, i kërkohet Rusisë të tërheqë trupat ushtarake nga Krimea, duke pranuar vëzhguesit ndërkombëtarë dhe monitorimin e të drejtave të njeriut në gadishull.
Ndërkohë, i kërkohet Rusisë të themelojë grupin e kontaktit për të zhvilluar dialog me Ukrainën, me qëllim lehtësimin e tensionit dhe restaurimin sovranitetit e integritetit të saj territorial.
Deklarata e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, thekson se vendimi për të zhvilluar një referendum territorial ka shkelur kushtetutën e Ukrainës, pasi çdo vendim duhet të merret nga qeveria qendrore.